Insajderi
Botë

Shpërthime në Damask, raportohet se ndodhen afër hotelit ku po qëndron presidenti Macron

Insajderi
07 July 2026 - 11:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpërthime në Damask, raportohet se ndodhen afër hotelit ku po qëndron presidenti Macron
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa shpërthime kanë tronditur Damaskun të martën, më 7 korrik, derisa presidenti i Francës u takua me homologun e tij sirian në një vizitë që po cilësohet si historike. Emmanuel Macron kishte hyrë në pallatin presidencial për t’u takuar me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa kur ndodhën shpërthimet pranë hotelit Four Seasons, ku thuhet se po qëndron Macron. Zyra e presidentit francez tha në një deklaratë se presidenti ishte i sigurt dhe se udhëtimi i tij po vazhdon, shkruan Le Monde.

Autoritetet siriane nuk komentuan menjëherë për incidentin.

Siç raporton mediumi france “Le Monde”, dy shpërthime u dëgjuan në zemër të kryeqytetit, raportuan gazeta siriane Al-Watan dhe rrjeti televiziv Syria.

Një burim sigurie sirian i tha Agence France-Presse se njëra nga bombat ishte vendosur në një kontejner mbeturinash dhe tjetra në një automjet pranë hotelit Four Seasons.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark