×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi bombolës së gazit në Pogradec: 30 të lënduar, 6 rëndë

    Insajderi
    01 February 2016 - 20:14

    Afro 30 banor të fshatit Beragozhd të Pogradecit si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi, raportojnë mediat në Shqipëri.

    Shërthimi që sipas Top Channel ka ndodhur në një lokalin e  shtetasit Dashamir Muçka.

    Dy ambulanca dhe zjarrfiksja janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes, ku ndodhet edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet.

    Ndërkoha gazeta “Mapo” raporton se 6 prej personave të dëmtuar janë në gjendje kritike.

    Gjashtë nga të plagosurit, që kanë marrë plagë më të rënda nga shpërthimi, mes të cilëve dihet vetëm identiteti i shtetasit Agjërim Muçka, 45 vjeç janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim mjekësor më të specializuar.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark