Shpërthimi në kishën e Aleksandrisë: 11 të vrarë, 66 të plagosur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shpërthimi në kishën e Aleksandrisë: 11 të vrarë, 66 të plagosur

    Insajderi
    09 April 2017 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 11 persona janë vrarë dhe 66 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e dytë që ndodhi sot në Egjipt ndaj pakicës së krishtere në vend.

    Sulmi i dytë ndodhi përballë një kishe në qytetin verior të Egjiptit, Aleksandri, transmeton Express.

    Ky sulm erdhi vetëm disa orë pasi të paktën 26 persona u vranë në një shpërthim në kishë gjatë meshës për të Dielën e Larit në qytetin Tanta.

    Shpërthimi i parë ndodhi në kishën  “St George Coptic” në qytetin Tanta.

    Vitet e fundit, pakica e krishtere e Egjiptit është sulmuar shpesh nga militantët islamikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark