Shpërthimi pranë stadiumit, lë të plagosur 20 persona në Stamboll - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthimi pranë stadiumit, lë të plagosur 20 persona në Stamboll

    Insajderi
    10 December 2016 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një makinë-bombë jashtë stadiumit të Beshiktashit në qendër të Stambollit, ka lënë të plagosur të paktën 20 persona, përfshirë këtu shumë policë.

    Shpërthimi ka ndodhur disa orë pas përfunditmit të ndeshjes Beshiktash-Bursaspor ka thënë minsitri i brendshëm turk, Suleyman Soylu, shkruan Guardian, transmeton Express. Policia ka rrethuar rrugët që çojnë tek stadiumi “Vodafone Arena” që është shtëpia e ekipit Beshiktash.

    Dëshmitarët kanë treguar se përveç veturës e cila, si duket ka eksploduar, pas këtij shpërthimi janë dëgjuar të shtëna armësh.

    Ministri Soylu, duke folur në parlament, ka thënë se të paktën 20 persona janë plagousr dhe se indikacionet e para thonë se makina bombë kishte pasur për cak një autobus që po barte policinë speciale.

    Raportimet e para flisnin për dy shpërthime me bombë dhe për të shtëna armësh. Akoma nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi.

    Një makinë-bombë jashtë stadiumit të Beshiktashit në qendër të Stambollit, ka lënë të plagosur të paktën 20 persona, përfshirë këtu shumë policë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark