Insajderi
Kulturë

Shpëtim Selmani, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

Insajderi
30 October 2025 - 19:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpëtim Selmani, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shpëtim Selmani do të jetë pjesë e programit të edicionit të pestë të Festivalitt të Prozës Artistike “FICTION FEST”. Ai është një nga emrat më të vlerësuar të letërsisë së tashme shqipe në Kosovë.

Shpëtim Selmani (i lindur në vitin 1986) është shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës. Ka aktruar në skenën vendore dhe atë ndërkombëtare.
Librat e tij janë: “Shënimet e një grindaveci”, (2015), “Poezi në kohën e gjakut dhe dëshpërimit” (poezi të përzgjedhura 2010-2017), “Libërthi i dashurisë”, 2019, “Balada e buburrecit”, (2022), “Kureshtje dhe terror”, (2024). “Libërthi i dashurisë” fitoi çmimin e BE-së për letërsi në vitin 2020, ndërsa në vitin 2023 merr çmimin “Crystal Vilenica” (për poezi) nē Slloveni. Ështën i përkthyer në disa gjuhë të huaja. Revista “The Guardian” në vitin 2014 e ka cilësuar si ushtrues spektakular të pesimizmit konciz. Në vitin 2024 mori çmimin aktori më i mirë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë.

Shpëtim Selmani do të jetë pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”-it dhe do të nderojë me bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e dytë të këtij festivali (05.11.2025, ora 18:00).

Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark