×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpëton Klan Kosova, del vendimi i gjyqit

    Insajderi
    03 August 2023 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Komerciale e Kosovës ia ka aprovuar kërkesën Klan Kosovës për shtyrje të vendimit të Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe atij të ARBK-së, për marrje të licencës.

    “Gjykata shqyrtoi pretendimet e paditësit të paraqitura në kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve kontestuese dhe vlerësoi se në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore për të aprovuar të njëjtën pasi që paditësi ka argumentuar faktin se ekzekutimi i vendimeve do ti sillte dëm i cili vështirë do të riparohej, si dhe ka argumentuar se shtyrja nuk është në kundërshtim me interesin publik, e as që shtyrja do t’i sillte ndonjë dëm të madh palës kundërshtare, përkatësisht personit të interesuar, kushte këto të përcaktuara në nenin 22 par.2 të LKA-së”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Komerciale.

    Në vendimin e Komerciales, thuhet se gjykata ka marrë parasysh se pezullimi i certificates së biznesit do t’I sillte dëme të pariparueshme mediumit.

    “Gjykata vlerëson se ekzekutimi i vendimeve kontestuese paditësit do ti sillte dëme vështirë të riparueshme pasi që ekzekutimi i vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit në parim e pezullon dhe e lë pa efekt regjistrimin e paditësit si person juridik, i cili regjistrim sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare i jep të drejtën për të ushtruar veprimtari ekonomike në Kosovë”.

    Në vendim, më tej thuhet se Klan Kosova ka bërë përmirësimet e nevojshme të të dhënave të biznesit.

    “Gjykata po ashtu vlerëson faktin se paditësi e ushtron funksionin e ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuale dhe përderisa vazhdimi i ushtrimit të njëjtit funksion nuk përbën shkelje të interesit publik, gjykata në këtë rast vlerëson se mos shtyrja e ekzekutimit të vendimeve kontestuese do të ishte pikërisht në kundërshtim me interesin publik dhe garancioneve që përcaktohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë për lirinë e mediave”.

    VENDIMI I PLOTË:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark