×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqetësohet prokurori i rastit ‘Brezovica’, Rasim Malokut i hyn hajnat në shtëpi- Flet për Insajderin

    Insajderi
    04 March 2024 - 18:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia e prokurorit nga Ferizaj, Rasim Malokut ka qenë cak i hajnave të dielën e parë të marsit.

    Prokuroi i njohur për rastin “Brezovica” Rasim Maloku ka konfirmuar për Gazetën se në shtëpinë e tij kanë hyrë disa hajna.

    “Po është e vërtetë që mu ka vjedh shtëpia” tha ai për Insajderin.

    I pyetur se a ka dyshime se ky rast ka të bëjë me punën e tij si prokuror, Maloku tha se është duke u hetuar nga policia dhe nuk mundët t’a “pohoj” qëllimin.

    Kujtojmë se prokurori, Rasim Maloku ka pasur kërcënime lidhur me punën e tij si prokuror në një nga aksionet më të mëdha të Prokurorisë, rasti i njohur si “Brezovica”.

    Maloku ishte kërcënuar me vrasje./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark