Seanca kuvendare e të enjtes është shoqëruar me mjaft debate, dhe për këtë drejtuesit të seancës iu desh të ndërpriste tre herë punimet, njofton Top Channel.
Gjatë kohës që ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të merrte fjalën, deputetet e opozitës i janë drejtuar foltores, për të mos e lejuar.
Në një moment në pamje, duket se deputeti demokrat Edi Paloka ka goditur Beqajn, ndërsa seanca u ndërpre për 5 minuta.