Shqipëri-Kosovë me një president? Rama: Thaçi do të ishte kandidat i shkëlqyer - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri-Kosovë me një president? Rama: Thaçi do të ishte kandidat i shkëlqyer

    Insajderi
    27 April 2022 - 20:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pyetur nga gazetarja e ABC, Erneta Shevroja për mundësinë e zgjedhjes së një presidenti të përbashkët Shqipëri-Kosovë, kryeministri Edi Rama tha se Hashim Thaçi do të ishte një kandidat i shkëlqyer.

    Në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë në selinë rozë, kreu i qeverisë kujtoi megjithatë se momentalisht ish-presidenti i Kosovës ndodhet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.

    “Do të kishim vënë Thaçin dhe do të ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje dhe kënaqësi. Por ai nuk është i pranishëm, në jetën e bashkësisë qytetare, si qytetar i lirë pasi ndaj tij po zhvillohet një proces që mos e them këtu si është.”

    Ndërsa duke u ndalur tek çështja e integrimit dhe ngërçi Bullgari-Maqedoni e Veriut, Rama tha se për të asgjë nuk është surprizë pasi nuk është optimist për rezultatin e negociatave mes RMV-së dhe Bullgarisë.

    Ai përsëriti edhe një herë që nëse në fund të këtij gjashtë mujori nuk zgjidhet ngërçi, Shqipëria do të kërkojë që të ndahet si rast nga Maqedonia e Veriut. /abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark