Shqipëri, vetëm në 12 orë pezullohen 23 patentë shoferi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri, vetëm në 12 orë pezullohen 23 patentë shoferi

    Insajderi
    29 October 2016 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    23 leje drejtimi janë pezulluar në fundjavë vetëm për shak të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit. Gjatë fundjavës policia rrugore vijon me planin e masave të sigurisë.

    Sipas të dhënave 11 drejtues mjetesh janë arrestuar vetëm në 12 orët e fundit, 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy drejtues mjeti pa leje drejtimi.

    Ndërkaq, gjithsej janë pezulluar 44 leje drejtimi, gjysma e të cilave vetëm për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 13 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 8 për semaforë e shkelje të tjera, njofton Top Channel.

    63 gjoba janë vendosur për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 53 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 259 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark