Insajderi
Lajme

Shqipëri: Vodhën 22 milionë lekë nga Posta, nis procedimi penal për dy punonjëset

Insajderi
16 January 2026 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqipëri: Vodhën 22 milionë lekë nga Posta, nis procedimi penal për dy punonjëset
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy punonjëse të Postës në Devoll janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës.

Paola Shaholli, 29 vjeç (me detyrë përgjegjëse e zyrës postare Vishocicë, Devoll) dhe Eda Çeliku, 27 vjeç (me detyrë arkëtare-llogaritare, në degën postare Devoll), të dyja banuese Bilisht, dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj.

“Nga hetimet dyshohet se këto shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, gjatë periudhës shtator 2025 – janar 2026, kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës, duke shpërdoruar detyrat. Shtetasja P. Sh. dyshohet se ka përvetësuar dhe shpërdoruar fondet e pensioneve dhe të ndihmës ekonomike (kryesisht të pensionistëve që jetonin jashtë shtetit), duke falsifikuar nënshkrimet e tyre, ndërsa shtetasja E. Ç. dyshohet se ka manipuluar, hequr dhe falsifikuar mandatpagesat nga evidenca e librave të arkës dhe sistemit të menaxhimit të parave cash, për të favorizuar vjedhjen e fondeve nga 29-vjeçarja”, lexohet në njoftimin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark