×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria dhe Suedia flasin në emër të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Insajderi
    28 January 2016 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fakti që Kuvendi i Kosovës nuk gëzon status të anëtarit në Këshillin e Evropës, ka bërë që Kuvendi i Kosovës të kërkoj alternativa të tjera për t’iu dëgjuar zëri në këtë institucion të rëndësishëm evropian.

    Përkundër pjesëmarrjes së Kosovës në punimet e Sesionit të parë të Rregullt për këtë vit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasurg, Kosova nuk ka të drejtën e fjalës.

    Por këtë punë do ta kryejnë dy shtete të tjera: Shqipëria dhe Suedia. Kështu bënë të ditur Indeksonline që citon nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin dhe Aida Dërgutin, të cilët edhe janë përfaqësuesit e Kosovës në këtë mbledhje.

    Temat e takimeve janë zhvilluar kryesisht lidhur me votimin e rezolutës “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës’ me raportues Agustin Conde.

    Sipas Halitit delegacioni i Kuvendi të Kosovës ka lobuar fuqimisht që përmes delegacioneve tjera të paraqesë amendamentet të cilat synojnë të shfuqizojnë amendamentet e Serbisë.

    Amendamentet do të propozohen dhe argumentohen nga delegacioni i Shqipërisë dhe Suedisë.

    Ndërsa delegacionet tjera sipas Halitit kanë konfirmuar që do të mbështesin Kosovën në çdo hap të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me synim që raporti që del nga Këshilli i Evropës të tregojë situatën reale në Kosovë.

    Gjatë kësaj kohe, delegacioni i Kuvendi të Kosovës është takuar me delegacione të ndryshme nga Shqipëria, Suedia, Gjermania, Italia, Franca, Turqia, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark