×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shqipëria e luan sonte miqësoren me Kilin

    Insajderi
    22 March 2024 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipëria e luan sot ndeshjen e parë për këtë vit. Kuq e zinjtë do të përballen në një miqësore me Kilin sonte në mbrëmje në “Ennio Tardini” të Parmës.

    Interesimi për këtë sfidë është i madh nga shqiptarët, duke parë afërsin që kanë me Italinë.

    Shqipëria e Sylvinhos vjen në këtë duel me kokën lart, pasi veç një kualifikimi të merituar në Euro 2024, prej afro një viti nuk njeh humbje. Disfata e fundit e kuqezinjve daton më 27 marsin e vitit të shkuar.

    Prej asaj kohe kuqezinjtë kanë dhuruar spektakël në fushë, duke u kualifikuar për në “Gjermani 2024” si të parët në grup. Në miqësoren me Kilin kuqezinjtë vijnë pas 5 fitoreve dhe 3 barazimeve në tetë ndeshjet e fundit.

    Ky takim mes Shqipërisë e Kilit luhet me fillim nga ora 20:45.

    Të hënën, ekipi kombëtar luan një tjetër miqësore, kësaj radhe ndaj Suedisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark