Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka marrë fjalën sot në Asamblenë e NATO-s të mbledhur në Tiranë.
Kodheli ka theksuar nevojën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, përfshirë Ëën, sepse rajoni është i brishtë përsa i përket konflikteve dhe ndihet ndikimi i Rusisë.
“Me këto konflikte të reja, ne nuk duhet të harrojmë rajone që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare dhe Ballkani Perëndimor është një prej tyre, – tha Kodheli, – relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme por i ndikuar nga Rusia dhe fondamentalizmi.
Sipas pikëpamjes sonë, konfliktet mund të parandalohen nëpërmjet proceseve integruese që ndërmarrin reforma demokratizuese, shkruan mapo.al
Shumë prej vendeve tona janë ende shumë të brishta për ndërtimin e demokracive liberalizive dhe rruga e anëtarësimit në BE ësht më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor dhe kjo vlen dhe për vendin tim. Ndaj, kjo është arsyeja pse Shqipëria e mbështet anëtarësimin e Malit të Zi, në NATO. Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që do t’i bashkohet Aleancës.
Mendoj se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti të strukturuar me Kosovën.
Dua të nënvizoj ndërtimin e një qëndrese të përbashkët ndaj kundërshtarëve dhe sfiduesve tanë, po me duket se ne nuk biem dakord për karakterin e këtyre kundërshtarëve.
Unë e di që gjërat nuk janë vetëm bardh e zi dhe sfidat e kërcënimit ndihen në mënyra të ndryshme ndaj të bazhdohemi në atë që na mban të lidhur bashkë. Lidhjet transantaltike të mbrohen dhe përparohen me çdo kusht”.