×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Shqipëria lind një Albin, kur një avion i Hagës të burgos 3 kundërshtarët e “Albinit të Tiranës”

    Insajderi
    16 February 2021 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të 4 partitë e vjetra historike në Kosovë janë fundosur me votat e shqiptarve të Kosovës. Në fakt Vetvendosja kishte garuar disa herë por maksimumin e kishte poshtë 27% dhe të pamjaftushëme të qeveriste e vetme.

    Shqiptarët e Kosovës ishin lodhur dhe dërmuar maksimalisht nga qeveririsjet e korruptuara por establishmeniti ishte i pathyeshëm si në Shqipëri. Edhe Albini nuk arrinte të shkatrronte establishmentin deri sa drejtësia ndërkombëtare filloj arrestimet.

    Mos harrojmë Ramush Haradinaj u godit nga Gjykata e Hagës në kulmin e karrierës politike dhe ku po triumfonte si kryeministër me taksën 100% kundër Serbisë.

    Më pas Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli u arrestuan dy ditë pasi presidenti Trump humbi zgjedhjet në Amrik?. Këto nuk janë justifikime por rrethana për të kuptuar që pse nuk lind dot një “Vetvendosje” në Shqipëri.

    Shqipëria ashtu si Kosova nuk i largonte dot pa pranga dhe burgosje liderët e vjetër. Vota ishte e pamjaftueshme.

    Nëse Albini do garonte në Shqipëri kundër PD-PS-LSI nuk do gjente as vot?n e tij, jo se nuk do votohej por se do vidhej. Koha do provoj, këto çfarë them kur të shikoni rezultatin e Vetvendosjes në Tiranë në zgjedhjet e 25 Prill.

    Harroni që PD-PS-LSI të shkatrrohen nga një parti e re në Shqipëri. Albini në Shqipëri do lind, kur një avion i Hagës të arrestoj në rinas, ashtu si në Kosovë liderët 30-vjeçar të politikës.

    Deri atëherë sdo ketë as Albin dhe as Vetvendosje në Shqipëri. Kosova dje nuk ndryshoi vetëm dhe thjesht nga vota shqiptare por edhe nga prangat ndërkombëtare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark