Shqipja e “Për’puthen” i la të gjithë pa fjalë: “Nëse s’mi plotëson partneri kushtet financiare, nuk martohem” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Shqipja e “Për’puthen” i la të gjithë pa fjalë: “Nëse s’mi plotëson partneri kushtet financiare, nuk martohem”

    Insajderi
    05 October 2021 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pjesë e debatit në rubrikën “Trotuar” për rritjen e divorceve ishte edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila zbuloi arsyen se pse ajo mund të ndahet nga partneri i saj.

    Teksa në një tabelë të zezë ishin shkruar disa arsye të ndryshme, Shqipja shënoi “për ekonominë”.

    “Çfarë do lloj gjëje nis nga ekonomia. Janë një serë faktorësh që e bëjnë një çift të ndahet.

    Në momentin që femra nuk mbahet nga mashkulli apo do gjëra bazike, meshkujt luajnë me shokët bixhoz, nuk ju japin vëmendjen e duhur, i lënë pas dore dhe nuk punojnë”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

    “Kur një mashkull nuk më plotëson kushtet, do ndahem. Mos të martohet. Që nuk plotëson nevojat familjare. Në momentin që ti martohesh e ke shtëpinë tënde, jo nuk e ke. Me çfarë do e mbash familjen tënde? Në momentin që t’i mashkull nuk plotëson kushtet, mos u marto”, u shpreh Shqipja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark