Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, është përfolur se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”, i cili pas katër vitesh po rikthehet dhe tani në formatin me personazhe të famshme.
Ndërsa, para pak ditësh kanë njoftuar se janë hapur audicionet dhe disa emra kanë filluar të qarkullojnë, si pjesëmarrës të mundshëm si Shqipja dhe ish-konkurrentja tjetër, Tea Trifoni.
Por, që këtyre zërave i është përgjigjur vetë Shqipja duke treguar të vërteten.
“Lexuam nëpër portale që do jesh pjesë e Big Brother, na e thuaj apo surprizë”, i shkroi një ndjekës.
“Thashetheme për lajme”, u përgjigj Shqipja duke i mohuar këto zëra.