Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ishte e ftuar
në Top Albania Radio në emisionin “Ndryshe”, ku tregoi se
është e lumtur që e vuri drejtësinë në vend.
Unë drejtësinë time e vura në vend, unë luftën e fitova, pastaj si të humbja si të fitoja, e rëndësishme është që e shijova!”, tha Shqipja. E pyetur për thashethemet se Melisa mund të jetë në një idhje me Andin, Shqipja pohon se këta të fundit po bashkëjetojnë.
“Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për ‘show’…”, tha Shqipja.
Ndërkohë Melisa dje i mohoi akuzat. “Kam qenë të shtëpia e një shoqe. Ky kapuçi është i imi dhe ia fala Andit se ma pa një ditë në program. Nuk dua të merrem me llafe”, tha Melisa.