Insajderi
Show

Shqipja ‘thumbon’ sërish Lumbardh Salihun për çmimin në BBVK

Insajderi
05 September 2025 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shqipja ‘thumbon’ sërish Lumbardh Salihun për çmimin në BBVK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-finalistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj, ka dhënë një sesion pyetjesh-përgjigjesh për ndjekësit e saj në Instagram, duke folur me humor dhe ironi për eksperiencën brenda shtëpisë.

Për kujtimin më të bukur, ajo tha duke qeshur: “Kur i dhanë çmimin Lumbardh Salihut.”

Katër orë më pas, Shqipe realizoi një videocall me ish-banorët Adrin dhe Ilirianën, së bashku me fituesin Lumbardh, duke lënë të hapur edhe një takim të afërt mes tyre.

Në bisedë nuk munguan temat për marrëdhëniet me Lindita Halimi, me të cilën raporti ka qenë mes miqësisë dhe tensionit.

Kur një ndjekës e pyeti: “A je takuar me Linditën, a e vazhdoni shoqërinë?”, Shqipe u përgjigj me një mesazh plot mall: “Ta dini ju sa më ka marr malli, por ende s’kam ndodhur takimi romantique. Lindita a m’don?”

Reagimi i Linditës ishte i ngrohtë: “Se zemra jeme jo, jo për tjetër kon s’rreh mo. My Luzi.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark