
Artistja Orange Girl sjell veprën e saj të fundit me titull “Shqiponja dy KRENAre” të cilën e ka realizuar në kuadër të ‘FemArt 9’ në Prishtinë.
Orange Girl flet për Gazeten Insajderi duke dhënë detaje për veprën e cila është realizuar në kuadër të ‘FemArt’ ,
“Ndër vite shqiponja është paraqitur e përdorur duke i inkuadruar burrërinë, jo vetëm konceptuale, por edhe strukturore – shqiponja me muskuj dhe elemente tjera tendencioze dhe patriarkale në qasje, duke i mohuar kështu feminitetin e saj që shpërfaqet pikësëpari nga emri. Duke çmitizuar mendësinë seksite, ne e nxjerrim në pah gjenezën matriarkale, fuqinë dhe elegancën e saj, anën femërore dhe rolin e gruas në ndërtimin e kombit shqiptar – të mohuar nëpër etapa.”- thotë Orange Girl për Gazetën Insajderi.
“Ky intervenim vjen si revoltë ndaj mendësisë patriarkale që i mvishet flamurit, jo vlerave kombëtare që i përfaqëson.”- u shpreh artistja duke shpjeguar mesazhin e alegorisë artistike të kësaj vepre.