Insajderi
Sport

“Shqiponjë e vërtetë”, Presidenti i Besiktas jep sinjale për blerjen e Asllanit

Insajderi
13 February 2026 - 10:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Shqiponjë e vërtetë”, Presidenti i Besiktas jep sinjale për blerjen e Asllanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe pse është shumë shpejt për të vendosur, te Besiktas duan të blejnë përfundimisht Kristjan Asllanin. Serdal Adali, presidenti i Besiktas tha diçka të tillë, në një konferencë për shtyp.

“Ne nënshkruam me Kristjan Asllanin në formë huazimi gjashtë mujor, por besoj se ai do të luajë mirë këtu dhe do të qëndrojë me ne.

Që nga dita që erdhi, ai ka treguar përshtatje të shkëlqyer me frymën dhe emocionet e Beshiktashit. Ne e quajmë Asllani, por sipas mendimit tim, ai është një shqiponjë e vërtetë”, u shpreh presidenti i Besiktasit.

Kartoni i Asllanit zotërohet nga Interi, por gjatë pjesës së parë të sezonit ishte i huazuar te Torino. Kosto e operacionit final për Besiktas, nëse do blejë lojtarin kuqezi, do të jetë diku tek 13 milionë euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark