×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shqiprim Arifi denoncon publikisht “krimin e organizuar” në Luginë, për vjedhjen e buxhetit të Kosovës

    Insajderi
    30 December 2022 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alternativa për Ndryshim ka reaguar rreth skandalit me fondin që ka ndarë Qeveria e Kosovës për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën. Reth 1.2 milionë euro të ndara nga Qeveria, u janë dhënë mbështetësve të këshilltares së kryeministrit Kurti, Ardita Sinanit.

    Sipas Alternativës për Ndryshim ky keqpërdorim ka nisur me Ardita Sinanin dhe përfundon me Ragmi Mustafain.

    “Përvoja me zhvatje dhe keqpërdorim të parasë publike, nis me PVD-në, vazhdon me inatet personale të Ardita Sinanit dhe përfundon me subjektivitetin ofendues të Ragmi Mustafit si “udhëheqës” i KKSH-së Në kohën e migrimit masiv dhe në mesin e problemeve madhore socio-ekonomike e politike për Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar në krye me Ragmi Mustafin, në mënyrë perfide shpërndanë mjetet e Qeverisë së Kosovës në xhepat e militantëve e aktivistëve partiak”, thuhet në reagimin e tyre.

    Reagimi i plotë:

    Përvoja me zhvatje dhe keqpërdorim të parasë publike, nis me PVD-në, vazhdon me inatet personale të Ardita Sinanit dhe përfundon me subjektivitetin ofendues të Ragmi Mustafit si “udhëheqës” i KKSH-së

    Në kohën e migrimit masiv dhe në mesin e problemeve madhore socio-ekonomike e politike për Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar në krye me Ragmi Mustafin, në mënyrë perfide shpërndanë mjetet e Qeverisë së Kosovës në xhepat e militantëve e aktivistëve partiak.

    Konkursi i fundit nga KKSH, për të justifikuar mjetet e Qeverisë së Kosovës, përmbushë apetitet e militantëve, dhe u jep kuptim votave të blera për fushatën e zgjedhjeve të 13 Nëntorit.

    Konkurs skandaloz me listën e gjatë të përfituesve po aq skandaloze sa vet menaxhimi i mjeteve të Qeverisë së Kosovës, që bie ndesh me veprimtarinë e mirëfilltë të KKSH-së.

    Si përfundim, milionat e taksapaguesve kosovar, ndodhen në llogaritë e funksionerëve e aktivistëve të PVD-së.

    Njëkohësisht, ky është ofendimi i radhës nga e gjithë struktura e PVD-së, karshi qytetarëve të Luginës së Preshevës.

    Kosova sapo e “ndihmoi” strukturën e përgjithshme të PVD-së dhe jo Luginën e Preshevës!

    Dinjitetin që Këshilli Kombëtar Shqiptar e humbi me PVD-në, është koha t’ia kthejmë për hirë të çdo shqiptari të kësaj ane!

    Ditëve në vijim, do të bëhen publike faktet për shumat marramendëse, dedikuar përfituesve të pangopur të PVD-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark