×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiprim Arifi ia përmend Ardita Sinanit një aferë korrupsioni, ia publikon edhe aktakuzën

    Insajderi
    25 May 2024 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ia ka përmendur këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinanit, një aferë korrupsioni.

    Madje, Arifi ia ka publikuar edhe aktakuzën ndaj Sinanit, për të cilën thotë se akuzohet se keqpërdori 28 milionë dinarë.

    Tutje, Arifi ka shtuar se në vitin 2023 Ardita Sinanit iu ka deponuar prap një kallëzim penal për korrupsion në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për pjesëmarrje në keqpërdorimin e 1.2 milion eurove të Kosovës, të shpërndara njerëzve të ish Kabinetit të saj.

    Shkrimi i plotë:

    Ardita Sinani – kandidate e PVD-së në zgjedhjet lokale në komunë të Preshevës, njëherit këshilltare e kryeministrit Kurti, nga Prokuroria e lartë publike në Nish – Departamenti special për korrupsion, ka të ngritura dy aktakuza për korrupsion, ku akuzohet se ka keqpërdorur subvencionet e bujqësisë në shumë prej 13.000.000,00 dinarëve dhe subvencionet për bizneset lokale në shumë prej 15.000.000,00 dinarëve.

    Në foton e parë gjendet Aktakuza e ngritur nga Departamenti antikorrupsion pranë Gjykatës së lartë në Nish, ndërsa në foton e dytë është dëshmia nga Prokuroria Speciale në Nish, ku Ardita Sinani, ka pranuar fajësinë për korrupsion dhe për çudi, Ardita ka paguar një shumë simbolike prej rreth 400.000 dinare (3.500 euro) për çështje të interesit publik – humanitar e social.

    Edhe pse Ardita Sinani ka keqpërdorur në të kaluarën subvencionet e bujqësisë dhe ato të bizneseve lokale, Ardita po vazhdon me të njejtin avaz në fushatë elektorale të manipulojë me bujqit dhe bizneset, duke iu premtuar shuma të majme parash nga Buxheti i Kosovës, kinse kur të vijë në pushtet do t’ua ndajë këto subvencione.

    Ndërkohë, në vitin 2023 Ardita Sinanit iu ka deponuar prap një kallëzim penal për korrupsion në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për pjesëmarrje në keqpërdorimin e 1.2 milion eurove të Kosovës, të shpërndara njerëzve të ish Kabinetit të saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark