Shqiptare apo greke? Nëna tregon si e do nusen për Laertin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shqiptare apo greke? Nëna tregon si e do nusen për Laertin

    Insajderi
    15 May 2025 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Laert Vasili ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 4” foli për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe çfarë po ndodh tani me jetën e tij personale dhe profesionale

    Gjatë kësaj interviste, dy moderatorët e emisionit i kërkojnë aktorit të njohur që të marrë mamin e tij, Rebeka, për t’i bërë disa pyetje, transmeton Insajderi.

    Pjesë nga biseda:

    Laerti: Jemi live në emision, kujdes çfarë do thuash, vetëm mos më shaj të lutem

    Salsano: Mami Rebeka je live në “Ndryshe”, në Top Albania Radio. Sa herë i thua Laertit “më sill nuse në shtëpi”?

    Rebeka: Asnjëherë

    Elona: Po pse, nuk do ta shohësh Laertin me një vajzë në krah?

    Rebeka: Dua që të jetë me një bashkëshorte, të krijojë familje, të bëjë fëmijë, por nuk ia imponoj unë. Është e drejta vetëm e Laertit dhe e asnjë njeriu tjetër.

    Salsano: Me çfarë cilësish e do nusen ti?

    Elona: Si e do nusen, shqiptare, greke?

    Rebeka: Si ta dojë Laerti. Po e deshi Laerti 1 herë, unë do ta dua 100 herë.

    Salsano: Çfarë të keqe ka Laerti, që ti nuk ia rregullove dot gjithë jetën?

    Rebeka: Laerti ka një të keqe që e kam edhe unë, është jashtëzakonisht i mirë. Ai edhe shpirtin e tij e jep për të tjerët.

    Salsano: Vetëm për Valbonën nuk e dha shpirtin!

    Rebeka: Nuk dinte Valbona ta manovronte Laertin se Valbona i bërtiste dhe e shante. Po si mund t’i jepte shpirtin Laerti?!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark