×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shqiptarët në Finlandë: Kosovarja e plagosur atje është 12-vjeçare nga Mitrovica

    Insajderi
    03 April 2024 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grup i shqiptarëve të Kosovës në Finlandë kanë njoftuar se vajza nga Kosova që u plagos në Vanta të Finlandës është nga Mitrovica dhe e moshës 12-vjeçare.

    Kështu thuhet në një postim në grupin e shqiptarëve atje në ‘Facebook’, duke sqaruar se ajo po vazhdon të jetë në intenzivë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Vajza 12-vjeçare nga Mitrovica është ende duke luftuar për jetën. Pas operacionit të gjatë e të vështirë, ajo vazhdon të jetë nën vëzhgimin intensiv të mjekëve në Helsinkit (HUS), e rrethuar nga aparaturat e shumta jetëdhënëse”, thuhet në postimin e adminit të grupit.

    “Pavarësisht gjëndjes tepër të rëndë shëndetësore të vajzës, Familja dhe i gjithë Komuniteti Shqiptar në Finlandëakoma shpresojnë mbijetimin e saj”, vijon postimi.

    Për plagosjen e 12-vjeçares nga Mitrovica në Finlandë ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

    “Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim thuhet se Ambasada e Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase dhe me familjen e vajzës së plagosur dhe ka ofruar ndihmën e saj sipas udhëzimeve të pranuara nga MPJD. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark