53.4 për qind e vdekjeve në Shqipëri përgjatë vitit 2019 janë shaktuar nga problemet e sistemit të qarkullimit të gjakut. Mjekët kardiologë shprehen se sëmundjet shoqëruese janë shkaktar kryesorë të kësaj situate, ndërsa radhisin edhe mungesën e aktiviteteve fizike apo kequshqyerjen si shkaktar të problemeve kardiovaskulare.
Për vitin 2019 numri i i lartë i vdekjeve në Shqipëri shkaktohet nga problemet me zemrën.
Sipas INSTAT sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve dhe si pasojë e tyre kanë humbur jetën 11 mijë e 704 persona.
Mjekët kardiologë shpjegojnë se sëmundjet bashkëshoqëruese si hipertensioni apo diabeti kanë ndikim të drejtëpërdrejt në shtimin e këtyre rasteve.
Në vitet e fundit po vihet re edhe një rritje e numrit të moshave të reja me këto sëmundje.
Manjola Liko: “10 vite më parë gjenim në moshë më të madhe mbi 50 vjeç, ndërsa tani që në moshë 40-vjeçare.”
Gjatë periudhës së pandemisë vizitat për problemet shëndetësore të zemrës apo enëve të gjakut janë kryer me celular, ndërsa javën e fundit qendrat shëndetësore i janë kthyer normalitetit, shkruan ora news.
Sipas INSTAT, problematikë shqetësuese mbeten vdekjet nga sëmundjet të papërcaktuara qartë të cilat shënuan një rritje me 2.2% krahasur me vitin paraardhës, kjo diagnozë lidhet ne një numër sëmundjesh të cilat së bashku shkaktojnë fatalitet.
E treta në radhë janë sëmundjet tumorale të cilat zënë 16.3 për qind të vdekjeve në Shqipëri për vitin 2019.