×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shqiptarët protestojnë në jug të Mitrovicës, Policia bllokon Urën e Ibrit

    Insajderi
    01 June 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar në mediat sociale për protestë dhe “marshim drejt veriut”.

    Radio Evropa e Lirë në terren raporton për dhjetëra të tubuar.

    Sipas saj, në mesin e tyre ka edhe qytetarë nga Shqipëria.

    Disa prej tyre thanë se po protestojnë në “mbështetje të Policisë së Kosovës”.

    Pjesëtarë të policisë shihen të pranishëm në vendngjarje.

    Policia e Kosovës tha më herët se është vërtetuar se thirrjet për protestë të bëra në mediat sociale, vijnë nga profile të dyshimta dhe mund të jenë qëllimkëqija.

    Edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se thirrjet e tilla “nuk i ndihmojnë” Kosovës.

    Disa nga ta kanë borhoritur: “UÇK, UÇK” e “Jo nuk ndahet Mitrovica”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark