×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shqiptari nga Boletini nuk zmbrapset – thotë se do t’ua largojë përditë serbëve flamurin “Rrafsh me bager e bëjë”

    Insajderi
    09 May 2023 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kujtim Boletini është shqiptari nga fshati Boletin ne Mitrovicë të Jugut që ua largoi dy flamujt serb dhe rus nga një kodër që ndodhet në Zveçan dhe më pas i dogji ato.

    Për këtë vepër, Boletini është intervistuar nga Policia e Kosovës e më pas është liruar më procedurë të rregullt.

    Në një intervistë për Gazetën Insajderi, ai rrëfen se si shkoi në atë zonë duke rrezikuar jetën e tij dhe I dogji famujt e ka vendosur flamurin Kuq e Zi.

    KËtë gjest ai thotë se e ka bërë pasi është ndjer i prokuar nga banorët serb të cilët fillimisht kanë larguar flamurin kuq e zi që ka qenë aty dhe kanë vendosur dy të tjerë të cilët i ka djegë me pas Kujtim Boletini.

    E kemi parë si provokim po unë nuk nalna. Mundeni mem qu në burg e kudo po vllaznia e mi nuk rrin rehat, kanë më shku prap me i largu flaumrat serb, s’mundem me flejt rahat unë”, tha ai.

    @insajderiinsajderi #Insajderi #kosova #serbia #provokime #shqiptaria #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #shqipe #kosovaalbania #kosovo🇽🇰 #foryoupage #kosovoisalbania #fypシ #kosovoisalbania🇦🇱🇽🇰 #serbian ♬ original sound – GazetaInsajderi

    Tutje ai paralajmëroi se do të shkoj sot përsëri me e hek flamurin serb pasi e kanë vendosur prap.

    Për ditë kanë me vendo flamuj për ditë kam me shku me i hek”, tha Boletini gjatë intervistës.

    Si një atdhedashës, Boletini tha se nuk do ta lëshoj fshatin e tij pasi që për të luftuan shumë njerëz.

    Edhe me jetë nuk e kam njet me u nal për Boletin krejt bager i mshoj e boj rrafsh”, ka thënë ai me tutje.

    INTERVISTA:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark