Shqiptari që akuzohet për vrasjen e çiftit milioner: S'kam qenë kurrë në Britani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari që akuzohet për vrasjen e çiftit milioner: S’kam qenë kurrë në Britani

    Insajderi
    28 February 2017 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Azilkërkuesi shqiptar Ali Qazimaj i cili akuzohet për vrasjen e një çifti britanik, sot mohoi të ketë prerë me thikë për vdekje çiftin milioner në shtëpinë e tyre në qytetin Suffolk të Britanisë së Madhe.

    Në Gjykatën e Suffolk-ut, Qazimaj i tha jurisë se “Unë kurrë nuk kam qenë në Mbretërinë e Bashkuar në jetën time”.

    Sot Qazimaj kontestoi identitetin e tij, tha se emri i tij është Vital Dapi dhe jo Ali Qazimaj.

    44 vjeçari nga Elbasani i Shqipërisë foli në gjuhën angleze, i ndihmuar herë pas here nga një përkthyes shqiptar, dhe tre oficerë britanik të ulur në gjykatë.

    I pandehuri u ekstradua nga Luksemburgu në Britani të Madhe për t’u përballur me akuzat që lidhen me vdekjen e Peter Stuart, 75-vjeçar dhe gruas së tij Sylvia, 69-vjeçare.

    Çifti i moshuar britanik ishin parë për herë të fundit më 29 maj të vitit të kaluar, derisa pesë ditë më vonë ishin gjetur të vrarë.

    Shqiptari është akuzuar për vrasjen e çiftit në muajin maj të vitit të kaluar. Ai kishte vrarë çiftin, pasi kishte mësuar se ata ishin milionerë, shkruan gazeta britanike Daily Mail.

    “Në zemër të këtij rasti është një mosmarrëveshje në lidhje me identifikimin. Ne themi se Ali Qazimaj vrau këta dy persona. I pandehuri mohon se është Ali Qazimaj. Ai pretendon të jetë një njeri i quajtur Vital Dapi. Ne themi se është thjesht një gënjeshtër”, kishte thënë prokurori i rastit, Karim Khalili në seancën e kaluar të gjykatës, më 7 shkurt.

    I pandehuri, i identifikuar si Ali Qazimi, dikur banor ilegal në qytetin Esexx të Anglisë, aktualisht nuk ka një banim të caktuar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark