Insajderi
Biznes

Shqiptari dizajnon modelin e ardhshëm të Volkswagen-it

Insajderi
05 February 2016 - 00:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shqiptari që jeton në Gjermani Eljesah Shala, ka dizajnuar veturën elektrike sportive të së ardhmës, të quajtur “VW GT GE”.

Projekti i Shalës është sponzorizuar nga Volkswagen Design në Wolfsburg.

pejoni

Dizajni i tij ka marrë përmasa të mëdha momentalisht pasi pothuajse të gjitha uebfaqet e njohura botërore e kanë shfaqur atë, raporton Insajderi.

veturat

Ai ka pasur një temë si detyrë në përfundim të studimeve të tij bachelor, dhe zgjodhi ta dizajnoi këtë tip të veturës kur ai punoi si artist dizajni i veturave në “VW Design” në Wolfsburg.

Eljesah, 29 vjeç, që është me prejardhje nga Peja, erdhi në Gjermani kur ishte vetëm 2 vjeç. Ai studioi Dizajnin e Automjeteve në Universitetin e Arteve në Braunschweig në Gjermani.

vet


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark