×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari vret me thikë shqiptarin në Londër, detaje të ngjarjes

    Insajderi
    06 February 2024 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detektivët britanikë që po hetojnë vrasjen e një 37-vjeçari shqiptar, kanë paditur zyrtarisht me akuzën e vrasjes, 21-vjeçarin Kozma Papa, i cili banon në afërsi të qytetit të Bristolit, në jugperëndim të Anglisë.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e diel në mesditë, në veri të kryeqytetit, Londër, ku urgjenca ka shkuar në adresën e ngjarjes dhe ka gjetur viktimën me plagë me thikë, e pasi e dërguan me spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në mbrëmjen e së dielës.

    Autori i akuzuar, Kozma Papa, 21-vjeçar ka dalë përpara një gjykate në Londër.

    Polica, e cila është duke hetuar ngjarjen, ende nuk e ka dhënë emrin e viktimës, as edhe motivet e mundshme të kësaj vrasjeje.

    Papa është arrestuar nga Policia Metrpolitane, duke udhëtuar me makinë në dalje të Londrës. Në kuadër të hetimeve edhe një person tjetër, i moshës 30 vjeçare është arrestuar, por është liruar pa u ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj tij.

    Familja e viktimës është njoftuar nga policia dhe ajo po e ndihmon emocionalisht për të tejkaluar këtë humbje. Kryedetektivja e Police Metropolitane Caroline Hanies, ka thënë se po punojmë me organizatat partnere, për të mësuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës.

    Ndërkohë Scotland Yard thotë se kushdo që ka qenë dëshmitar i incidentit, që ka filmime nga kamerat e makinave apo te shtëpive do duhet të ndihmojë dhe lajmërojë menjëherë policinë.

    Edhe pse policia nuk e ka dhënë identitetin e viktimës, Top-Channel në Londër mëson se ai është me origjinë nga Selnica e Vlorës dhe vjen nga një familje e cila më parë ka qenë në emigracion në Greqi, dhe që momentalisht jetojnë në qytetin bregdetar të Southendit, në juglindje të Anglisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark