Shqyrtohet ulja e dënimeve për të miturit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqyrtohet ulja e dënimeve për të miturit

    Insajderi
    21 December 2016 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kabineti Qeveritarë në mbledhjen e sotme ka diskutuar për shqyrtimin e projekt kodit të drejtësisë për të mitur, duke ulur dënimin nga 2 vite siç është e paraparë, në një vit.

    Dhurata Hoxha, ministrja e Drejtësisë, deklaroi se qëllimi i projektit është që të bëhet avancimi i legjislacionit të fushës së të miturve.

    Ajo tha se koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet me kohëzgjatjen e masës së dërguar.

    “Ky projekt kod ka për qëllim zgjerimin e kodit të të drejtave për fëmijë, rritet lloji i masave të diversitetit, koha e kaluar në paraburgim të llogaritet me kohëzgjatjen e masës së dërguar në paraburgim, dënimi për vepra penale 30 ditë deri më 6 muaj ose eventualisht një vit, kapitull i veçantë për mbrojtjen e viktimave dëshmitar”, tha Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark