×
  • Lajme
  • Analiza

    SHSKUK angazhoi punonjës shëndetësorë në spitalet rajonale pa procedura

    Insajderi
    30 June 2022 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi

    Shërbimi Spitalor Kliknik i Kosovës ka angazhuar 52 specialistë, 30 specializantë, si dhe dy teknikëve për mbajtjen e kujdestarive në spitalet rajonale pa asnjë procedurë. Kështu ka konstatuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

    “Angazhimi i këtyre punonjësve ishte bërë në forma të ndryshme, varësisht nga spitalet regjionale, ku disa spitale kishin aplikuar kontrata pune për kohë të caktuar, marrëveshje bashkëpunimi, apo përmes vendimeve. Kjo ishte në kundërshtim me ligjin përkatës i cili specifikon që marrëveshjet për shërbimet e veçanta duhet të lidhen sipas legjislacionit përkatës të prokurimit publik”, thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vlera totale e pagesës për të angazhuarit gjatë vitit 2021 ishte 347 mijë e 702 euro.

    Sipas zyrtarëve përgjegjës, kjo kishte ndodhur për shkak të deficitit të stafit mjekësor nëpër këto spitale dhe shtimit të pacientëve për shkak të pandemisë Covid 19.

    “Në mungesë të kontrolleve SHSKUK rrezikon rritje të shpenzimeve të pa planifikuar që mund të ndikojnë në ngecjen e realizimit të objektivave tjera të përcaktuara”, thotë Auditori, shkruan Gazeta Insajderi.

    ZKA thotë se Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm duhet të sigurojnë se angazhimi i profesionistëve shëndetësorë të bëhet pas vlerësimit zyrtar të nevojave të spitaleve si dhe në pajtim më kërkesat që dalin nga Ligji për zyrtarët publikë./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark