Shërbimi Spitalor i Kosovë ka kërkuar që ta fus në Listën e Zezë kompaninë farmaceutike “Matkos” që u tërhoq nga kontrata. Kompania ishte denoncuar më herët në Prokurori për falsifikim tëdokumenteve, derisa po për të njëjtën arsye edhe drejtori i saj një herë përfundoi në pranga.
Gazeta Insajderi
Një histori me arrestim e denoncime për falsifikim dokumentesh. Kjo është fama që e ndjek pas kompaninë “Matkos”, që është tenderues i prokurimeve në institucionet shëndetësore në vend.
Kompania është në pronësi të biznesmenit Kastriot Vitija, vëllai i Labinot Vitisë që ishte arrestuar në rastin e madh penal “Brezovica”.
Shërbimi Spitalor i Kosovës (ShSKUK) ka deponuar në Organin Shqyrtues të Prokurimeve (OSHP) një kërkesë të re që këtë firmë ta fus në Listën e Zezë, që në rast se do të miratohej do të ia bënte të pamundur kësaj firme që për disa muaj të merrte pjesë në prokurime.
Në kërkesën e ShSKUK-së është përmendur fakti që kjo firmë edhe pse ishte shpallur kompani fitues në një tender furnizimi me barna kishte vendosur që të tërhiqej nga procesi duke shkaktuar telashe serioze për këtë institucion.
Kompania kishte thënë që pasi që janë rritur çmimet nuk mund tënënshkruaj kontratën diçka që e kishte shtyrë ShSKUK-në që të e ndëshkonte duke ia konfiskuar sigurimin e ekzekutimit të kontratës.
Për më shumë, ShSKUK kishte vërejtur që këtë arsyetim kompania e bëri duke sjell dokumente të një kompanie krejt tjetër nga jo që e ka prezantuar në aplikim.
“Matkos” kushte të kontraktuar për këtë punë firmën nga Turqia “Dermay Min Muhsan”, por letër që janë rritur çmimet i kishte dërguar ShSKUK-së një shkresë nga një firmë krejt tjetër me emrin “Erulu Saglik Urenleri”.
Këto dëshmi nuk i kanë mjaftuar OSHP-së që ta fus në Listë të Zezë kompaninë “Mat Kos Pharm”, pasi që sipas ‘Gjykatës së tenderëve”, ShSKUK-ja është dashur që tëprezantonte fakte të falsifikimit të dokumenteve.
Në këtë dokument OSHP zbulon se vendimin e mori pa i thirrur palët që të ishin prezent, vetëm duke lexuar dokumentacion.
Për më shumë, vendimi edhe në formën e tij del të jetë me të meta thelbësore, pasi që në fillim vendimi merret për firmën “Matkos Group” qëështë në pronësi të Labinot Vitijës, biznesmenit të arrestuar në rastin “Brezovica”, derisa brenda vendimit në vazhdimësi flitet për firmën e vëllait të tij, “Matkos Pharm”, pronë e Kastriot Vitijës.
Lexo edhe:
Denoncime e arrestime për falsifikim kundër “Matkos”-it
Në vitin 2021 Liman Buzuku, Drejtor në “Matkos Pharm” ishte arrestuar nga Krimet Ekonomike të Policisë nën dyshimin se kishte falsifikuar dokumente. Ai u kap pasi që dyshohej se me dokument të falsifikuar kishte aplikuar për një tender në komunën e Drenasit, më 5 maj, 2021.
Raportimet e asaj kohe bënin me dije se ai mund të mos ketë qenë rasti i parë i falsifikimt me dokumente në tenderë nëpër komuna.
Liman Buzuku, dyshohej se kisht falsifikuar referencën për kompaninë, “Matkos Pharm SH.P.K” të lëshuar kinse nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë, për një kontratë në vlerë 56 mijë euro.
Buzuku kishte nënshkruar edhe deklaratën nën betim përmes së cilës “dëshmonte” se është i gatshëm të marrë përsipër “se e pranon mundësinë e sanksioneve penale dhe civile, gjobave dhe dënimeve”.
Dokumenti që dyshohet se është falsifikuar nga “Matkospharm” e se gjoja së është lëshuar nga QKMF Suharekë mbanë datën 19 gusht 2020.
Por, disa muaj pas Qendra Kryesore e Mjekësis Familjare në Suharekë, e kishte konfirmuar se dokumenti i paraqitur nga Buzuku nuk ishte protokoluar nga Zyra Juridike e këtij institucioni.
I njëjti dokument që ishte dorëzuar nga “Matkos Pharm” në tenderin e Komunës së Drenasit nuk mban as stemën dhe nuk figuron si dokument zyrtar i lëshuar nga QKMF – Suharekë.
Lexo edhe:
Eliminimi nga gara- dyshime për falsifikim dokumentesh
Një vit më vonë, “Matkos Pharm”, ishte eliminuar nga gara në një tender të Komunës së Prishtinës. Kjo ndodhi me 23 gusht 2022.
Deri te kjo kishte ardhur pasi që Komuna e Prishtinës kishte konstatuar se në tenderin “Furnizim me pajisje mjekësore”, “Matkos Pharm” kishte ofruar dokument të falsifikuar, shkruante Gazeta Insajderi.
Në arsyetimin e vendimit për eliminim të saj nga gara, thuhet se “Matkos” nuk e ka dorëzuar certifikatën ISO sipas kërkesave të tyre.
Këtë e kishte bërë pavarësisht se përfaqësuesja e kësaj kompanie e kishte nënshkruar edhe deklaratën nën betim përmes së cilës “dëshmonte” se është e gatshme të marrë përsipër “mundësinë e sanksioneve penale dhe civile, gjobave dhe dënimeve”.
Edhe përkundër që ajo kishte nënshkruar deklaratën, Komuna e Prishtinës e konstatoi se kompania të cilën e përfaqësonte ka ofruar dokument të falsifikuar.
Madje zyra e prokurimit të Komunën e Prishtinës, në vendimin për eleminim ia rikujton edhe një herë kompanisë Matkos se falsifikimi i këtyre dokumente është i dënueshëm me Kodin Penal të Kosovës.Sipas së cilit parashihet edhe dënim me burg nga 1 deri në 8 vjet burgim.
Pas dyshimeve që“MatkosPharm”, me këtë dokument që sipas zyrës së prokurimit të Prishtinës është i falsifikuar, një kërkesë për inicim të hetimeve për mashtrim dhe lajthitje të autoritet kontraktues, ishte dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Rrjeti i OJQ-ve AVONET, që ishte monitoruese e aktiviteti të prokurimit në Komunën e Prishtinës, e kishte denoncuar rastin në prokurori.
Sipas kërkesës për inicim të hetimeve, kërkohej që ndaj kësaj kompanie të nisin hetimet pasi që dyshohet se është recidiviste sa i përket kësaj vepre, pasi që edhe në tendere tjera kishte falsifikuar dokumente.
“AVONET, ju njofton se OE “MATKOS PHARM” shpk është recidivis i veprave të tilla dhe ndaj përfaqësueseve të tyre ka aktakuza dhe hetim për mashtrim, falsifikim në procedurate e prokurimit”, thuhet në denoncim, siç raportonte Insajderi.
Lexo edhe:
Gjoba e ndëshkime për ‘Matkos”-in
Gazeta Insajderi e kishte publikuar listën e plotë të dënimeve që ShSKUK-ja ua ka shqiptuar kompanive që nuk kanë dërguar me kohë materialin për të cilin ishin kontraktuar më 2022. Në këtë listë figuronte edhe kompania “Matkos Pharm”.
“MatkosPharm” në prill të vitit 2022 ishte dënua me 477 euro gjobë, për mos furnizim me kohë me barna QKUK-në.
Sipas listë që ShSKUK i kishte dhënë Insajderit, urdhër-blerja ndaj kompanisë “Matkos Pharm” ishte bërë me 11 shkurt 2022.
Kurse, në maj të po këtij viti kompania e biznesmenit Vitija u dënuar me një shumë të vogël – me 2 euro e 69 cent, për mos liferim të mallit. Urdhër blerja ndaj kësaj kompanie ishte bërë me datën 4 prill 2022./ Gazeta Insajderi/