Shtatë fjalët që Bukayo Saka i tha Declan Rice para golit të parë nga goditja e lirë, ndryshuan gjithçka - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Shtatë fjalët që Bukayo Saka i tha Declan Rice para golit të parë nga goditja e lirë, ndryshuan gjithçka

    Insajderi
    09 April 2025 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Declan Rice ka zbuluar udhëzimet me shtatë fjalë nga shoku i skuadrës së Arsenalit, Bukayo Saka, para se të shënonte goditjen e parë të lirë të mbrëmjes kundër Real Madridit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

    26-vjeçari anglez bëri diferencën në atë që rezultoi të ishte një fitore bindëse 3-0 për Arsenalin kundër Real Madridit në Emirates Stadium.

    Reprezentuesi anglez hapi rezultatin në minutën e 58-të me një goditje dënimi të mahnitshme, e cila nuk i dha asnjë shans portierit të Los Blancos, Thibaut Courtois.

    SHIH EDHE:

    Por, Rice nuk u ndal me kaq. 12 minuta më vonë ai shënoi një goditje dënimi të dytë po aq mbresëlënëse për t’i dhënë Topçinjve një avantazh prej dy golash përpara se Mikel Merino të shtonte golin e tretë pesë minuta më vonë.

    Dhe pavarësisht se trajneri i Arsenalit, Nicolas Jover, ishte një pjesë integrale e ekipit të trajnerit të Mikel Artetës, Rice zbuloi se ai injoroi udhëzimet nga Jover dhe dëgjoi Sakan.

    “I kam dashur të dyja (goditjet e lira) dhe kam pasur besim, jam pak pa fjalë”, ka thënë fillimisht Rice për Amazon Prime Video pas lojës.

    “Martin [Odegaard] po thoshte të harkojë, unë thashë se nuk ka kuptim ashtu. Ne i praktikojmë ato gjatë gjithë kohës, Nicolas Jover (trajnerin e ndërprerjeve) më thotë të harkojë dhe nuk kishte kuptim”.

    “Bukayo [Saka] më tha, ‘Nëse e ndjen, bëje (If you feel it, go for it)’’. Unë pashë murin dhe portierin dhe thashë se mund ta ulja atë dhe kjo është ajo që ndodhi”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark