Insajderi
Lajme

Shtatë komuna mund të mbesin pa rrymë për festë

Insajderi
31 December 2025 - 11:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtatë komuna mund të mbesin pa rrymë për festë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KEDS ka bërë të ditur se për festën e ndërrimit të vitit 2025-2026 janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga aspekti organizativ, teknik dhe logjistik për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pavarësisht rritjes së konsumit.

I kontaktuar nga Klankosova.tv, KEDS njoftoi se afro 500 punëtorë do të jenë të angazhuar në terren dhe shërbime të tjera, për të intervenuar menjëherë në rast të ndonjë avarie.

“Janë bërë të gjitha përgatitjet paraprake në mënyrë që natën e ndërrimit të vitit të ketë furnizim stabil me energji elektrike, përkundër ngarkesës së lartë në rrjet, e cila këtë vit është në nivele të papara krahasuar me vitet e kaluara”, thanë nga KEDS.

Sipas kësaj korporate, vendet që mund të përballen me vështirësi më të mëdha janë Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Shtimja, Xërxa, Malisheva, Suhareka dhe Lipjani, për shkak të kapaciteteve të limituara të transmisionit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark