×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shtatë raste të dyshuara të sulmeve kimike në Siri

    Insajderi
    23 February 2016 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mekanizmi ndërkombëtar, i cili është përgjegjës për të përcaktuar se kush ka përdorur armë kimike në Siri, ka identifikuar shtatë lokacione potenciale, që do të hetohen muajin e ardhshëm.

    Virginia Gamba, e cila udhëheq Mekanizmin e Përbashkët Hetues të Kombeve të Bashkuara dhe të Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike, ka thënë në një raport të prezantuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se ka identifikuar pesë raste ku mund të jenë përdorur armët kimike dhe se të gjitha ato kanë ndodhur në provincën Idlib më 2014 dhe 2015.

    Dy rastet e tjera janë në qytetet Hama dhe Marea, ku militantët e Shtetit Islamik dyshohet se kanë përdorur gazin mustardë në gusht të vitit të kaluar.

    Gamba ka thënë se hetuesit shpresojnë të finalizojnë listën e rasteve të mundshme deri më 1 mars, kur edhe do të nisnin “hetimet e thella”.

    Qeveria e Sirisë mohon se përdor armë kimike, por Perëndimi e fajëson atë sidomos për hedhjen e bombave fuçi nga aeroplanët, të cilat përmbajnë klor dhe agjentë të tjerë. Opozita nuk ka aeroplanë të tillë./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark