Shtatë shtetet më të rrezikuara nga sulmet terroriste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shtatë shtetet më të rrezikuara nga sulmet terroriste

    Insajderi
    30 June 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekspertët kanë kërkuar një rivlerësim të sigurisë në aeroporte pas sulmeve kamikaze në aeroportin ndërkombëtar të “Ataturkut” në Stamboll.

    Kjo reflekton rritjen e mundësive për sulme terroriste rreth Europës, me 7 vende që përballen me një rrezik të lartë, sipas Zyrës së Jashtme britanike që ka publikuar një hartë me nivelet e ndryshme të rreziqeve.

    Në listën e 7 vendeve më të rrezikuara janë Britania e Madhe, Belgjika, Gjermania, Franca, Spanja, Turqia dhe Rusia. Shqipëria renditet mes vendeve ku rreziku ekziston edhe pse është i fshehur. Italia, Holanda, Greqia dhe Austria listohen mes vendeve me “rrezik të përgjithshëm”.

    “Ataturku” u rihap për fluturime disa orë pasi 3 atentatorë vetëvrasës shkaktuan dhjetëra viktima e të plagosur, por sulmi nxori në pah se si aeroportet ndërkombëtare tani konsiderohen si shënjestra të buta për ISIS-in.

    Zyra e Jashtme britanike këshillon pushuesit të flasin me kompanitë ajrore për informacione të përditësuara para se të ndërmarrin ndonjë udhëtim. Ajo paralajmeron gjithashtu qytetarët të mos udhëtojnë brenda një rrezeje prej 10 km në kufirin sirian dhe qytetin turk të Dijarbakir. / Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark