Trembëdhjetë vetë, përfshirë shtatë studentë, vdiqën në një sulm nga persona të armatosur në Universitetin e Amerikës në kryeqytetin afgan Kabul, ka njoftuar policia afgane, raporton BBC.
Pas 10 orëve nga sulmi, dy sulmuesit u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë, të mërkurën në mbrëmje.
Gjatë sulmit studentët dhe stafi ishin bllokuar brenda universitetit.
Në mesin e viktimave janë tre policë dhe tre roje, ndërsa tridhjetë e pesë studentë dhe nëntë polic u plagosën kurse rreth 750 nxënës dhe stafi i Universitetit u shpëtuan, ka thënë shefi i policisë së Kabulit Abdul Rahman Rahimi, raporton BBC.
Sulmin deri tani nuk e ka marrë përsipër asnjë grup. /Insajderi.com