Në prill të vitit 2013 në Bruksel u nënshkrua një marrëveshje në mes palës kosovare dhe asaj serbe. Në kuadër të kësaj marrëveshje ishte edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Për këtë nuk ishte i njoftuar Kuvendi. Deputetët opozitar nuk ishin në dijeni se çfarë kishin nënshkruar qeveria Mustafa-Thaçi.
Autore: Dijellza Preniqi
Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe
Në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, pati nënshkruar “Marrëveshjen e Parë të Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kjo marrëveshje, që ishte ratifikuar në kuvend më 27 qershor të atij viti përfshinte edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Pra, komunat Mitrovicë e veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Ranillug dhe Partesh synohej të integroheshin në një “strukturë’’ të vetme.
Sipas marrëveshjes, asociacioni i mbështetur në Planin e Ahtisarit dhe në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes parashihej të ketë të njëjtat struktura organizative sikurse asociacioni ekzistues i komunave të Kosovës.
Të ketë një kuvend, një president, një këshill, një bord, administratë dhe zyrë për ankesa.
Ndërsa, në gusht të vitit 2015 kryeministri Isa Mustafa me homologun e tij të bisedimeve, Aleksandar Vuçiq u dakorduan në lidhje me elementet kryesore që duhej t’i kishte asociacioni.

Pas krijimit të tij, asociacionit përveç që nuk i ndalohej të ketë statutin e vetë i lejohej të;
Opozita me protesta të dhunshme kundër Asociacionit
Marrëveshjen kundër të cilës u mblodhën mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve, presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, më 31 tetor 2015 e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e bëri për të vlerësuar përputhshmërinë e saj me “frymën” e kushtetutës.
Gjykata konstatoi se marrëveshja mbi parimet e asociacionit në 23 pika të saj, nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.
Rreth dy muaj pas vendimit të gjykatës, partitë e atëhershme opozitare Vetëvendosje, AAK, Nisma bënë thirrje për grumbullim paqësorë të qytetarëve.
Rreth 20 mijë qytetarët e mbledhur më nëntë janar, kishin marëshuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës në drejtim të shesheve të kryeqytetit deri para objektit të qeverisë.

Kërkesa e tyre kryesore ka qenë rënia e qeverisë, pasi konsideronin se me shkeljen e kushtetutës tashmë nuk kishte legjitimitet.
Ndonëse protesta ishte thirrur për të qenë paqësore, një grup të rinjsh mes protestuesve hodhën kokteje molotovi drejt ndërtesës së qeverisë dhe shumë shpejt aktiviteti eskaloi në dhunë.

Pas verdiktit të gjykatës, zbatimi i marrëveshjes u bë i pamundur. Për rreth gjashtë vite tashmë, kjo çështje vazhdon të mbetet peng ndërmjet palëve.
Beogradi pranon krijimin e saj bazuar vetëm në marrëveshjen e 2015. Ndërkaq, Prishtina këmbëngul për zbatimin e marrëveshjes në përputhje me vendimin e Kushtetueses, pa ia njohur asnjë kompetencë ekzekutive.
Asociacioni dhe propozimi franko-gjerman
Në dokumentin që kohëve të fundit po qarkullon në media, thuhet se nisma e njohur ndryshe si drafti franko-gjerman parasheh që:
Në dokument thuhet se financat e Asociacionit u nënshtrohen auditimeve, përfshirë nga Auditori i Përgjithshëm i Kosovës./Insajderi