×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shtëpia e Bardhë ka një thirrje për Kosovën dhe Serbinë

    Insajderi
    03 June 2023 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë ka njoftuar dje se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që shtensionojnë situatën në veri.  

    Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë bën të ditur se në telefonatën e këshilltarit Finer të enjten me kryeministrin Albin Kurti dhe të premten me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur shqetësimi i SHBA-së për situatën në veri.

    Në njoftim thuhet se zëvendës këshilltari kryesor për Siguri Kombëtare, Jon Finer u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa që synojnë de-përshkallëzimin e situatës.

    Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale.

    Finer gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja.

    Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar edhe për telefonatën eFinerit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    Edhe në bisedën me Vuçiqin, Finer përsëriti qëndrimin se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe shqetësimin për situatën në veri, duke i kërkuar të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa që synojnë de-përshkallëzimin e situatës.

    Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t’u bëjë thirrje protestuesve që të qëndrojnë paqësorë në veri të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark