Insajderi
Botë

Shtëpia e Bardhë konfirmon, negociatorët amerikanë vazhdojnë komunikimin me Iranin

Insajderi
29 April 2026 - 14:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shtëpia e Bardhë konfirmon, negociatorët amerikanë vazhdojnë komunikimin me Iranin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se negociatorët amerikanë po vazhdojnë kontaktet me Iranin, i cili, sipas saj, “po përpiqet të zgjidhë situatën e lidershipit” në mes të luftës.

Në një deklaratë për mediat amerikane, zëdhënësja Anna Kelly tha se presidenti Donald Trump do të hyjë vetëm në një marrëveshje me Iranin që “vendos sigurinë kombëtare të SHBA-së në radhë të parë”.

“Ai ka qenë i qartë se Irani nuk mund të zotërojë kurrë një armë bërthamore,” tha Kelly.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vjen pasi Trump shkroi në platformën e tij Truth Social se Irani nuk di si të nënshkruajë një marrëveshje jo-bërthamore dhe se “duhet të bëhen më të mençur shumë shpejt”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark