×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Shtëpia e Bardhë lë 30 ditë afat për të fshirë TikTok-un

    Insajderi
    03 March 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm 30 ditë afat për agjencitë qeveritare amerikane nga Shtëpia e Bardhë që të heqin nga celularët aplikacionin kinez të TikTok.

    Reuters raporton se memorandumi i Shtëpisë së Bardhë u është dërguar të hënën agjencive qeveritare. Kjo bëhet për të garantuar sigurinë kibernetike të të dhënave të SHBA-së, pas dyshimeve se TikTok përdoret nga qeveria kineze për të grumbulluar informacionet personale të përdoruesve dhe për të spiunuar. Por kompania i mohon këto pretendime.

    Me urdhrin e nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë, të gjithë punonjësve të agjencive federale amerikane u lihet 30 ditë kohë që të fshijnë nga celulari TikTok-un.

    Një vendim të ngjashëm për punonjësit në zyrat shtetërore e ka ndërmarrë edhe Kanadaja.

    Pak javë më parë, edhe Bashkimi Europian nxorri urdhër se aplikacioni TikTok nuk duhet të përdoret në zyrat e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark