Këto ngjarje të supozuara mbinatyrore janë dokumentuar në dokumentarë dhe në ekranin e madh.
Shtëpia në fermë e pushtuar nga shpirtrat në Rhode Island, që frymëzoi filmin horror të vitit 2013 “The Conjuring”, sapo doli në shitje për 1.2 milion dollarë.
Sipas agjentit të pasurive të patundshme Mott & Chace Sotheby’s International Realty, shtëpia prej 3,109 metra katrorësh në 8.5 hektarë në Burrillville, është “një nga shtëpitë më të njohura të pushtuara nga shpirtrat në Shtetet e Bashkuara”.
“Legjenda thotë se shtëpia është e pushtuar nga prania e Bathsheba Sherman, e cila jetonte në shtëpi në vitet 1800. Deri më sot, janë raportuar ngjarje të panumërta,” -tha kompania në një njoftim për shtyp.
Këto ngjarje të supozuara mbinatyrore janë dokumentuar në dokumentarë dhe në ekranin e madh.Patrick Wilson dhe Vera Farmiga në “The Conjuring” (2013)
Ndërsa “The Conjuring” nuk u xhirua realisht në këtë pronë, ai u bazua në përvojat tronditëse të familjes Perron, që jetonte në shtëpinë e famshme në vitet 1970. Filmi, i drejtuar nga James Wan dhe me aktoren Vera Farmiga, ka në qendër një familje të terrorizuar nga shpirtrat që pushtojnë shtëpinë e tyre.
Një pjesë e tretë e filmit, e titulluar “The Conjuring: The Devil Made Me Do It”, u publikua në qershor.
Shtëpia e frikshme u shit për herë të fundit në vitin 2019 për 439,000 dollarë. Blerësit ishin Jennifer dhe Cory Heinzen, të cilët organizuan evente në këtë shtëpi dhe u dhanë me qira dhoma hetuesve paranormalë që kaluan natën atje.
Falë reputacionit të saj rrëqethës, pronarët kanë ditur si të nxjerrin përfitime prej pronës.