Shtëpia e Thomas Edisonit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shtëpia e Thomas Edisonit

    Insajderi
    03 December 2016 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe pse kur përmendet emri i tij, mendohet rreth llambës elektrike, Thomas Edisoni gjatë jetës së tij krijoi qindra pajisje mekanike dhe elektrike të cilat ndryshuan jetën e miliona njerëzve në mbarë botën. Shtëpia ku ai jetoi dhe punoi në Nju Xhersi, tani është një objekt nën kujdesin e Shërbimit Kombëtar amerikan të Parqeve. Atje vizitorët mund të krijojnë një ide më të mirë se si ishte jeta e përditshme e shpikësit më të madh të Amerikës.

    Vizitori i parqeve kombëtare Mikah Meyer i cili është në një mision për të vizituar më shumë se 400 vendet të mirëmbajtura nga Shërbimit Kombëtar i Parqeve ishte aty dhe ndau disa nga përshtypjet e tij me Zërin e Amerikës.

    Thomas Alva Edison konsiderohet shpikësi më i madh i Amerikës.

    Ai njihet për shpikjen e llambës elektrike në vitin 1879. Por ai shpiku ose përmirësoi më shumë se një mijë produkte të tjera.

    I preferuari i tij, thonë historianët, ishte gramafoni, pajisja e parë që mund të luante muzikë.

    Ky regjistrim i vitit 1888 besohet të jetë një nga më të hershmit që ekziston i zërit të Edisonit.

    Ai ishte gjithashtu një nga shpikësit e parë të kameras.

    “Gjendem në Parkun Historik Kombëtar Thomas Edison në Nju Xhersi, ku pas meje ndodhet një laborator tre-katësh ku janë prodhuar disa nga shpikjet më të famshme të Edisonit”.

    Vizitori i parqeve kombëtare Mikah Meyer kaloi një ditë i zhytur në historinë e Edisonit, në shtëpinë dhe laboratorin e shkencëtarit.

    “Është një vend i përshtatshëm për të bërë një video me telefon sepse, po të mos ishte për shpikjet e Edisonit, ky telefon dhe energjia që e karikon atë nuk do ekzistonin” thotë ai.

    Pjesa më e madhe e vendit është ruajtur si më parë…

    “Ai kishte këtë bibliotekë të mahnitshme ku mbante shënimet e tij, dhe ngjitur ndodhet fabrika. Çdo gjë ishte këtu, në mënyrë që projektimet, ndërtimet, dhe transporti të bëhej nga shtëpia e tij”.

    Me 400 mijë objekte dhe mbi pesë milionë fletë dokumentash, vendi duket pak a shumë si ishte kur Edisoni punonte këtu.

    Gjithashtu në këtë vend ndodhet “Black Maria”, që konsiderohet të jetë ndërtesa e parë në botë e ndërtuar vetëm për prodhimin e filmave.

    Përpjekjet e hershme të Edisonit në prodhimin e filmave bënë të mundur arritjet e mëdha në prodhimin e filmave… dhe gjithashtu bënë të mundur krijimin e çdo forme të medias dixhitale që është pjesë e pandarë e kulturës moderne në ditët e sotme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark