×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasit e Shqipërisë mund të hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftim

    Insajderi
    20 November 2020 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten vendimin që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë vetëm me një letërnjoftim të vlefshëm biometrik.

    Vendimi është rezultat i një marrëveshje të nënshkruar midis dy vendeve, e cila lehtëson qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit, thuhet në vendimin e Qeverisë së Serbisë.

    Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark