×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shtetet evropiane të ndara rreth krizës së refugjatëve

    Insajderi
    17 February 2016 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel po vazhdon me idetë e saj të hapjeve të kufijve, teksa shume vende të Evropës po i mbyllin ato.

    Ndarja e thellë e Evropës mbi imigracionin do të shpërfaqet në samitin e radhës të BE-së në Bruksel të enjten, me kancelarën gjermane Angela Merkel që po lufton për të shpëtuar politikën e saj të dyerve të hapura, teksa ka një numër në rritje të vendeve në zhvillim që po mbyllin dyert e ardhjeve të reja të refugjatëve në Ballkan, njofton e përditshmja britanike The Guardian, raporton Insajderi.

    Një debat rreth krizës së migrimit që do të mbahet të enjten në mbrëmje pritet që ende mos të arrijë t’i zvogëlojë diferencat e kombeve rreth temës së refugjatëve, thonë zyrtarë të lartë të BE-së. Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, ka shmangur varjen e ndonjë diskutimi tjetër që t’i ikë argumenteve të reja.

    Udhëheqësit e katër vendeve të anti-emigracionit në Evropë u takuan në Pragë të hënën dhe kërkuan politika alternative të BE-së për muajin e ardhshëm.

    Merkel, nga ana tjetër, është drejtuar për një takim me liderët e dhjetë vendeve evropiane të enjten në një përpjekje për të arritur një pakt me Turqinë, e cila ka për qëllim t’i minimizojë numrat e refugjatëve që kalojnë nga Egjeu në Greqi, që refugjatët të kalojnë përmes Turqisë e cila do t’i depërtonte në vendet evropiane.

    Në Bruksel shqetësohen për faktin se shume vende evropiane janë kundër afrimit të refugjateve. “Nuk mund të ketë 20 vende të BE-së që refuzojnë të marrin refugjatë”, thotë një komisionar evropian. Edhe pse zyrtarët e lartë në Bruksel e kanë të qartë që një pjesë solide e vendeve evropiane janë kundër ideve të kacelares gjermane, Merkel.

    Disa vende, përfshirë shtetet e Evropës Lindore, shpresojnë se pakti i Merkelit me Turqinë do të dështojë dhe se deri në pranverë, kur flukset e refugjatëve janë pothuajse të sigurt që do të rriten, argumentet e tyre do të mbizotërojnë.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark