Është thënë shpesh se bota është duke u bërë gjithherë e më shumë sekulare. Javën e kaluar, një deklaratë e kryeministrit David Cameron që e përshkroi Britaninë e Madhe si “një vend katolik” nxiti reagime të shumta.
Kritikët thanë se vetëm 30 për qind e njerëzve në Britaninë e Madhe e përshkruajnë veten e tyre si njerëz fetar, duke e bërë kështu Britaninë si një prej vendeve më së paku fetar në botë.
53 për qind e njerëzve thonë se nuk i përkasin asnjë lloj besimi, kurse 13 pretendojnë se janë ateistë të përkushtuar, shkruan The Independent.
Por, besimi mund të jetë çështje mes vdekjes e jetës në shumë vedte të botës.
Në 13 prej tyre, mund të dënohesh me vdekje nëse nuk beson në fe: Afganistan, Iran, Maldive, Malajzi, i, Nigeri, Pakistan, Katar, Arabi Saudite, Somali, Sudan, Mauritani, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe Jemen, njofton Insajderi.com
Në shumë vende të tjera, dënimi me vdekje nuk është dënim formal, por ateistët vriten jo rrallë nga ekstremistë fetarë.
Në vendet si India dhe Bangladeshi, policia është akuzuar se po përkrah të tilla vrasje meqë po dështon t’i hetojë këto raste në mënyrën e duhur./Insajderi.com