Koreja e Veriut ka thënë se sulmi me raketa i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Sirisë ishte një “akt agresioni i pafalshëm”.
Përmes një deklarate për medie të Ministrisë së Jashtme, Koreja e Veriut ka thënë se ky akt i SHBA-ve dëshmon se iniciativa e liderit koreano-verior, Kim Jong-un për zhvillimin e një arme bërthamore është “zgjidhja më e drejtë”.
“Sulmi i Raketave të SHBA-ve kundër Sirisë është një akt i qartë dhe i pafalshëm agresioni kundër një shteti sovran dhe ne e dënojmë me forcë këtë”, citohet të ketë thënë një zedhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut, raporton Reuters.
Shteti i izoluar i Koresë së Veriut e konsideron Sirinë një nga aleatet më të rëndësishme të vendit.
Siç raporton Reuters, liderët Kim Jong-un dhe Bashar Al-Assad kanë shkëmbyer mesazhe përkrahje mes vete pas sulmit të raketave të SHBA-ve të premten. /Insajderi.com