Fjolla Morina po kërkohet nga policia shqiptare dhe ajo e shtetit të Kosovës, pasi akuzohet jo vetëm për “tra fik arm ësh”, por edhe për “thyerje të masës së sigurisë”, pasi ishte në “arrest shtëpie” në Kukës.
Pak ditë para se të zhvilloheshin zgjedhjet në Kosovë, ajo u arratis nga shtëpia në Kukës dhe u largua në drejtim të paditur, për të votuar për Albin Kurtin, për të festuar Shën Valentin dhe për të “sfiduar” policinë që po e kërkon me qiri.
Ajo vetë postoi shumë foto nga protestat e Kurtit dhe më pas duke festuar Shën Valentinin me bashkëshortin e saj Fisnik Syla.
Martesën e bënë publike pak ditë më parë, ndërsa së fundmi ajo ka gjetur “truprojën” më të ri.
Ai është Steven Seagal, aktori i famshëm i Hollivudit, pjesmarrës në shumë filma aksion. Siç edhe vetë Fjolla shkruan në Instastory, i ka thërritur dhe ai e ka pyetur nga është, ndërsa këngëtarja me krenari i ka thënë se është nga Shqipëria.